Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

🚨 Kohë më parë kemi raportuar për një rast shqetësues në Gjilan – keqtrajtimin e qenve dhe maceve endacake deri në vrasje, nga një individ i cili po ashtu kërcënoi aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Zhvillimet e fundit: Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit për tri vepra – keqtrajtim i kafshëve, vjedhje e rëndë dhe kanosje. Megjithatë, jemi të shqetësuar për mos veprimin e shpejtë nga organet përgjegjëse, pasi që autori është ende i lirë dhe vazhdon të kryejë vepra penale siç shihet edhe nga pamjet e reja në video, duke hyrë në pronë private ku ka qen, për t’i abuzuar qentë.

Kemi kërkuar zyrtarisht nga Prokuroria Themelore dhe Gjykata Themelore në Gjilan që të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër autorit të këtyre krimeve dhe të arrestohet. Nëse autori vuan nga ndonjë sëmundje mendore, ai duhet të kontrollohet profesionalisht dhe të mbahet për trajtim ose të burgoset, por nuk duhet të lihet i lirë të vazhdojë krimet e tij.

🔗 Lidhja midis abuzimit të kafshëve dhe abuzimit me njerëzit është mire e dokumentuar. Individët që abuzojnë kafshët kanë më shumë gjasa statistikisht të paraqesin rrezik për sigurinë publike. Përgjegjësia jonë e përbashkët për të mbrojtur të pambrojturit shtrihet edhe tek kafshët, të cilat nuk mund të flasin vetë. Duke kërkuar përgjegjësi nga autori, ne jo vetëm që mbrojmë kafshët e pafajshme, por edhe sigurinë e komunitetit.

Ndajeni këtë postim për të mbajtur në qendër të vëmendjes këtë çështje kritike dhe për të kërkuar nga Prokurorisa Themelore në Gjilan dhe Gjykata Themelore në Gjilan që të veprojnë me përgjegjësi dhe me shpejtësi.

Ju bëjmë thirrje që të kontaktoni Kryeprokurorin në Gjilan dhe Kryetarin arben.kadriu@rks-psh.org dhe Gjykatës Themelore në Gjilan përmes venhar.salihu@gjyqesori-rks.org dhe të kërkoni veprim të menjëhershëm për rastin në fjalë. Nëse dëshironi të na futni edhe neve në email: legal@animalrights-rks.org