Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Ndihmo

Secili mund të ndihmojë kauzën dhe punën e organizatës tonë në përmbushjen e misionit dhe vizionit për mbrojtje të kafshëve, qoftë përmes mbështetjes financiare (donacioneve), apo përmes punës vullnetare në aktivitetet e organizatës.

DONACION

Përmes donacioneve, ju mund të kontribuoni në punën e organizatës tonë, duke zgjedhur njërën nga fushat e mëposhtme:


• Mbrojtja ligjore e kafshëve (rishikimet ligjore, kallëzimet penale, raportimet e ndryshme)
• Ngritja e kapaciteteve institucionale për mbrojtje të kafshëve (avokim, lobim, trajnime etj.)
• Vizita monitoruese (në projektet publike të trajtimit të kafshëve dhe inspektime për keqmbajtje të kafshëve)
• Kampanjat vetdijësuese/informuese për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve

TRANSFER BANKAR:

Banka: NLB Bank, Pristina, Kosovo
Emri i mbajtësit të llogarisë: Per Kafshet
Nr i llogarisë: 17 01 017700005277
IBAN: XK05 1701 0177 0000 5277
SWIFT: NLPRXKPR


PAYPAL:

perkafshet@gmail.com
paypal.me/animalrightskosovo

PUNË VULLNETARE

Përveç donacioneve, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve po ashtu ofron mundësi për mbrojtje të kafshëve përmes punës vullnetare. Preferohet që personat e interesuar për të ndihmuar vullnetarisht në organizatë, të kenë njërën nga shkollimin/përvojat e mëposhtme:

  • Juridik
  • Ekonomik – Menaxhim i Projekteve, Kontabilitet, Marketing
  • Dizajn Grafik
  • Hulumtim dhe analizim i të dhënave
  • Menaxhim i rrjeteve sociale dhe mirëmbajtje të ueb-faqeve
  • Aktivitete monitoruese
  • Punë administrative në zyrë

Nëse jeni të interesuar/a të angazhoheni si vullnetar/e në organizatë, na kontaktoni në info@animalrights-rks.orgapo në faqen tonë të Facebook.