Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

KA FILLUAR IDENTIFIKIMI DHE REGJISTRIMI I QENVE ME MBAJTËS/PRONAR

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) pas një kohe të gjatë, ka filluar zyrtarisht me projektin e identifikimit të qenve me mikroçip dhe regjistrimit të tyre në bazën qëndrore të të dhënave në kuadër të AUV-së.

Në kuadër të këtij projekti, regjistrimi i qenve do të ofrohet falas për një (1) vit nga AUV, përmes klinikave veterinare të kontraktuara për të kryer këtë shërbim.

Po ashtu, në kuadër të këtij projekti, do të ofrohet falas edhe kastrimi/sterilizimi për qentë me mbajtës (pronar), për të gjithë ata persona që dëshirojnë të kastrojnë/sterilizojnë qentë e tyre.

Regjistrimi i qenve si kafshë shoqëruese është obligativ për të gjithë mbajtësit (pronarët) e qenve, prandaj ju bëjmë thirrje të gjithëve që mbajnë qen në shtëpitë e tyre, t’i identifikojnë falas me mikroçip tek veterinerët e kontraktuar nga AUV.

Organizata jonë i inkurajon të gjithë mbajtësit (pronarët) e qenve që të shfrytëzojnë edhe mundësinë për të kastruar/sterilizuar qenin e tyre falas, pasi që përveç benefiteve shëndetësore të vërtetuara, kastrimi/sterilizimi parandalon edhe lindjen e paplanifikuara të këlyshëve, duke parandaluar kështë edhe rritjen e numrit të qenve në rrugë përmes braktisjeve.

Për momentin, identifikimi ofrohet falas në 30 komuna të Kosovës. Veterinerët e kontraktuar dhe numrat për kontakt, mund t’i gjeni më poshtë.

 
KOMUNA E PRISHTINËS 
 
1.     KLINIKA VETERINARE  “KING – PET” O.P. – DMV Selatin Mjeku – 044 557 870
2.     VETERINA 1 SH.P.K. – DMV Shefki Ajdini – 044 268 141
3.     “Crazy Pet” SH.P.K. – DMV Dardan Pozhegu – 044 248 780
4.     N.SH    SPANA – DMV Korab Gunga – 044 176 653
5.     “Fauna Jone” – DMV Ilirjan Jusufi – 044 360 038 / 049 360 038
 
 
KOMUNA E MITROVICËS
 
1.  MITRO VET    SH.P.K., – DMV Ahmet Osmani – 044 721 842
2. Ambulanca  Veterinare ” Veterinaria ” – DMV Avni Kadriu – 044 196 693
3. BLENDOR KADRIU B.I. Blendor Kadriu – 049 461 010
 
 
KOMUNA E PEJËS
 
1. ” ZOOVET ” SH.P.K. – DMV Henrik Nulleshi – 044 221 222
 
 
KOMUNA E FERIZAJ
 
1.  Ambulanca Veterinare  “Goni” – DMV Agron Pajaziti – 044 680 515
2. Ambullanca Veterinare “INDRITI” – DMV Mexhit Haxhimusa – 044 155 453
3. “MY PET” SH.P.K – DMV Urim Guta – 044 860 712
4. “Kushtrim Rexhepi B.I.” – DMV Kushtrim Rexhepi – 044 219 162
5. “Heset Vranovci B.I.” – DMV Heset Vranovci – 044 608 619
6. Ambulanca Veterinare “Veterina” – DMV Ali Halili – 044 238 301
7.  “BESIM UKSMAJLI B.I.” – DMV Besim Uksmajli – 044 453 237
 
 
KOMUNA E VUSHTRRISË
 
1. “Zenel Zhabari B.I.” – DMV Zenel Zhabari – 049 213 038
2. “Pharmacion – Vet ” Sh.p.k. – DMV Fevzi Gërxhaliu – 044 197 626
3. “QERIM BASHOLLI  B.I.”  – DMV Qerim Basholli – 044 673 981 
4. “Veterina” – DMV Safet Osmani – 044 147 297
 
 
KOMUNA E DRAGASHIT
 
1. “Rexhep Shala B.I.” – DMV Rexhep Shala – 044 201 082
2. “Verim Mujaj B.I.” – Verim Mujaj – 044 392 099
 
 
KOMUNA E DRENASIT
 
1. “Sefedin Heta B.I.” – DMV Sefedin Heta – 044 180 947
2. AMBULANCA VETERINERE ” DRENAS” – DMV Elbasan Ibriqi – 045 494 589
3. “VETERINARIA – DRENAS ” SH.P.K – DMV Florijan Mulaj – 049 226 365
 
 
KOMUNA E PODUJEVËS
 
1. “Nazmi Lahu B.I.” – DMV Nazmi Lahu – 044 170 323
2. “Sabri Halili B.I.” – DMV Albatrit Halili – 044 274 668
3. “Blerim Vërshevci B.I.” – DMV Blerim Vershevci – 044 319 412
4. “Hamdi Aliu B.I.” – DMV Hamdi Aliu – 044 170 323
5. “Isuf  Berisha  B.I.” – DMV Isuf Berisha – 044 170 323
 
 

KOMUNA E PRIZRENIT 

1. Grupi i operatorëve ekonomik: Jusuf Kovaçi B.I., Faredin Mujaj B.I., Rasim Aliti B.I., A.V. “Praxis”, Veterinaria O.P – 044 708 243; 044 217 454; 044 615 212

KOMUNA E GJILANIT

Grupi i operatorëve ekonomik: “Monuni” SHPK, “ProVET” SHPK – 044 820 793

KOMUNA E GJAKOVËS

Grupi i operatorëve ekonomik: Blendi Bejdoni B.I., Hasan Q. Rama B.I. – 049 217 917

KOMUNA E RAHOVECIT

 Grupi i operatorëve ekonomik: Bujar Mustafa B.I., Ibrahim Nuredini B.I. – 044 469 577

KOMUNA E MALISHEVËS 

Grupi i operatorëve ekonomik: Lumbardh Kryeziu B.I., Fatos Sopaj B.I., “Enkeli-Med” Vet – 044 141 925, 044 821 806

KOMUNA E KLINËS 

Grupi i operatorëve ekonomik: Ambulanca Veterinare “ERA”, Shkëlzen I. Morina B.I., Ramadan Desku B.I. – 044 636 716

KOMUNA E SKËNDERAJ 

Grupi i operatorëve ekonomik: Arsim Sh. Gashi B.I., A.V. “Fauna” NSH, A.V. “Veterina”, “DEER” SHPK, Përparim Seferi B.I. – 044 192 152; 044 192 149

KOMUNA E SUHAREKËS 

Grupi i operatorëve ekonomik: “Theranda Vets” SHPK, Milazim J. Beqiri B.I. – 044 140 409

KOMUNA E ISTOGUT 

Grupi i operatorëve ekonomik: Haki Bytyçi B.I. “M & N – I” SHPK – 044 223 919, 044 223 941

KOMUNA E DEÇANIT 

A.V. “Hulaj – Vet” – 044 481 095

KOMUNA E FUSHË KOSOVËS 

Qëndrim Kida B.I. – 044 247 340

KOMUNA E SHTIMES 

Grupi i OE: A.V “Veterinakos”, Agim Beqa B.I. – 045 321 189

KOMUNA E VITISË 

Veton X. Haziri B.I. – 044 340 799

KOMUNA E KAMENICËS 

Baton M. Krasniqi B.I.

KOMUNA E LIPJANIT 

A.V. “Passion Pet” – 045 465 645

KOMUNA E NOVOBËRDËS 

“Diagnoza Vet” SHPK – 045 267 701

KOMUNA E KAÇANIKUT 

Isamedin Sopa B.I. –

KOMUNA E SHTËRPCES 

Hyzri Ymeri B.I. –

KOMUNA E GRAÇANICËS

Sabri Halili B.I. –

KOMUNA E KLLOKOTIT

Veton X. Haziri B.I. – 044 340 799

KOMUNA E MAMUSHËS

Fidan Krasniqi B.I. – 049 603 855

KOMUNA E HANIT TË ELEZIT

A.V. “Medica” – 044 455 335

 
 
AUV është në përgatitje të procedurave të kontraktimit të operatorëve ekonomik për të ofruar falas këtë shërbim edhe në komunat tjera.

Për çfarëdo info shtesë, do të ju mbajmë të informuar.