Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, që nga korriku 2021, është anëtare e shoqatës europiane për mbrojtjen e kafshëve, “Eurogroup for Animals”!

“Eurogroup for Animals” është shoqatë me seli në Bruksel, e cila është themeluar në vitin 1980, me qëllim të përmirësimit të standardeve të mirëqenies së kafshëve në Bashkimin Europian. Shoqata përfaqëson organizatat e mbrojtjes së kafshëve në 26 nga 27 shtetet anëtare të BE-së dhe disa shtete tjera që nuk janë pjesë e BE-së. Që nga themelimi, “Eurogroup for Animals” ka arritur të sigurojë që Bashkimi Europian të jetë një udhëheqës botëror në standardet e mirëqenies së kafshëve.

Jemi të lumtur që organizata jonë është pranuar në këtë familje të madhe europiane të mbrojtjes së të drejtave dhe mirëqenies së kafshëve, nga e cila mund të mësojmë përvojat më të mira në mbrojtjen ligjore të kafshëve dhe mirëqenies së tyre, të cilat do të mund t’i zbatojmë edhe në Kosovë.

E falenderojmë “Eurogroup For Animals” për këtë mundësi të shkëlqyer!